Shitja e pronave të ushtrisë, PS të tjera akuza ndaj Mbrojtjes
Shtohen akuzat e PS ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime me pronat e ushtrisë. Deputeti socialist Taulant Balla nga qyteti ika akuzuar Ministrin Imami se ka përgatitur dokumentacionin për shitjen e ish-aerodorimt te dikurshëm të ushtrisë.“Sot po ju tregojmë një pronë tjetër që dëshmon batërdinë e Ministrit të Mbrojtjes me pronat e ushtrisë. Kjo pronë, që dikur ishte aerodromi i ushtrisë në Vlorë ka një sipërfaqe marramendëse, 302.400 metra katrorë, të cilët Arben Imami tashmë e ka bërë gati për ta shitur sipas vetë dokumentacionit që na vënë në dispozicion ku tregohet sipërfaqja dhe komunikimi me Ministrinë e Ekonomisë për të filluar procëdurën e shitjes”, denoncoi BallaDuke nënvizuar se bashkia e Vlorës skishte gati studimin, deputeti Balla thotë se kjo tokë mund të ishte shfrytëzuar në shërbim të banorëve të zones, duke u ndërtuar siptale apo shkolla.“Në fakt, për këtë pronë nuk kishte pse të fillonte procedura e shitjes, përkundrazi, për këtë pronë kaq të madhe, pothuajse në një prej zonave më të rëndësishme për zhvillim në qytetin e Vlorës, duhej të ishte vënë në dispozicion të këtij komuniteti lokal që rrethon këtë pronë. Për të ngritur këtu institucione të jetës sociale të cdo komuniteti, këtu ka nevojë për një shkollë, një qendër shëndetësore, ka nevojë për qendra të trajtimit të moshave të treta, ka nevojë për ambjente në dispozicion të kohës së lirë, fusha futboli e të tjera me radhë”, theksoi ai.Një ditë më parë deputeti Taulant Balla publikoi dokumente, sipas të cilave Ministria e Mbrojtjes i ka transferuar Ministrisë së Ekonomisë një listë të gjatë të pronave të Ushtrisë për privatizim në Karaburun.