Shkodër, vritet me armë 35-vjeçari, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fshatin Kosmac të Shkodrës, ku një 35-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lokalin e tij pas një sherri banal me një të njohur. Ngjarja ku ka mbetur i vrarq Luan Tahiri ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në komunën Bushat në Shkodër.Sipas policisë, 35 vjeçari Luan Tahiri është qëlluar me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij Fatjon Hoxhani 30 vjeç. Ky i fundit është vënë menjëherë në pranga nga policia e Shkodrës. Ngjarja sipas policisë së Shkodrës, ka ndodhur pas një sherri të momentit mes dy personave në lokalin e viktimës.Mësohet se autori i ngjarjes ka qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes Hoxhalli pritet që të dalë përpara gjykatës ku do të marrë edhe masën e sigurisë deri sa të përfundojnë hetimet ndaj tij në mënyrë që të nis procesi gjyqësor.