Vrasja e Beqirajt, shtyhet gjyqi për dy policët

Shtyhet për të dytën herë gjyqi për rivlerësimin e masës së sigurisë për dy policët, të cilët nuk parandaluan ekzekutimin e Gentian Beqirajt.Seanca gjyqësore ishte planifikuar të zhvillohej sot por trupi gjykues e ka shtyrë për datën 23 tetor.Dy policët Sami Derstila dhe Neshat Budani akuzohen për shpërdorim detyre, pasi ishin me shërbim në banesën e Gentian Beqirajt, ku ky i fundit ishte në arrest shtëpie dhe nuk parandaluan ekzekutimin e tij.Gentian Beqiraj, 40-vjecari, i cili ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie është ekzekutuar me armë zjarri në muajin gusht në lagjen “Sporti i Vjetër”. Edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiraj, ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin kjo nuk ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin.Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qënë babai i paralizuar viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qënë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj pësoi infarkt pas ngjarjes dhe ndërroi jetë disa minuta më vonë në spital.