Vrasja e Aishe Vatës, autori ia kishte prerë kokën me kosë
Zbulohet arma me të cilën 80-vjeçari Shaban Norja ka masakruar 18 vjeçaren Aishe Vata duke ia shtuar edhe më tej horrorin e kësaj ngjarje. Ashtu si në filma një kosë, e cila përdoret për të prerë barin duket se i ka hyrë në punë 80- vjeçarit për ti prerë kokën vajzës.Megjithëse policia deri një ditë më parë ka thënë që për të kryer këtë akt të frikshëm është përdorur një mjet prerës, tashmë konfirmohet që ky mjet ka qënë një kos, e cila është gjendur në një barakë të vjetër pranë vendngjarjes, në Xhafzotaj, ku ka ndodhur dhe ngjarja e tmerrshme.Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë në këtë kasolle mbante disa vegla pune si dhe e përdorte për të kryer marrëdhënie seksuale me 18 vjeçaren. Po ashtu ditën e sotme familja Vata ka tërhequr edhe kokën e vajzës të cilën më pas ia kanë bashkuar trupit i cili prehet prej disa ditësh në varreza.Për habinë e të gjithëve pas krimit makabër ku një 18-vjeçare u vra e më pas iu pre koka fshihet 80- vjeçari Shaban Nurja. Një masakër e vërtetë që është rrëfyer nga vetë autori i i cili tashmë është prangosur nga policia duke i gjetur edhe armët e krimit.Ndërsa me qetësi ka dhënë çdo detaj për uniformat blu ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur kokën e prerë të vajzës Aishe Vata.Historia shkon edhe më tej në tragjiken e saj pasi 80-vjeçari nuk është vetëm autori i krimit por është edhe njeriu që mendohet se e ka dhunuar seksualisht vajzën prej 4 vitesh në një moshë të mitur.Madje tmerri vjen e shtohet kur analizat e ADN-së kanë nxjerrë në pah edhe tronditjen e dytë të madhe për familjen: 18-vjeçarja fëmijën 11 javësh që mbante e kishte fryt të dhunimit seksual të autorit 4 herë më të vjetër se ajo.Mbeten shumë mistere nëse është një histori e mbrapshtë lidhjeje sekrete apo një mister dhune seksuale që vajza nuk ka pasur guximin ta tregojë.