Zbardhet vrasja e Ajshe Vatës, autor i horrorit një 80-vjeçar

Një 80 vjeçar për habinë e të gjithëve fshihet pas krimit makabër ku një 18-vjeçare u vra, e më pas iu pre koka. Një masakër e vërtetë që është rrëfyer nga vetë autori i dyshuar, 80-vjeçari Shaban Norja, i cili tashmë është prangosur nga policia duke i gjetur edhe armët e krimit. Ndërsa me qetësi ka dhënë çdo detaj për uniformat blu, ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur kokën e prerë të vajzës ende të mitur Ajshe Vata.“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera u arrit të identifikohet autori i ngjarjes në fjalë, të bëhet dokumentimi me prova të pakontestueshme shkencore i kësaj ngjarje si të gjendet pjesa e mbetur nga trupi i viktimës, koka e saj. U arrit të dokumentohet se ky shtetas, gjatë mesnatës së datës 11 tetor, në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të banesës së viktimës, ka kryer ekzekutimin e saj; dyshuar paraprakisht me armë zjarri , pistoletë dhe më pas ka gjymtuar duke i prerë kokën viktimës me një mjet prerës.Nga kërkimet e kryera gjatë veprimeve hetimore u arrit të gjendet koka e viktimës, të cilën autori i kishte fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes.Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni të kryer për motive të dobëta nga shtetasi Shaban Norja.Për saktësimin e gjithë rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes po vijon kryerja e veprimeve të mëtejshme proceduriale.Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta dhe mjeti prerës me të cilët është realizaur vepra.Në kuadër të hetimit janë shoqëruar e pyetur në ambientet tona 60 shtetas për grumbullimin e të dhënave në interes të hetimit.Shtetasi Shaban Norja akuzohet për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese (ndaj personit shtatzënë) dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.Norja gjatë shoqërimit në polici ku është marrë në pyetje lidhur me ngjarjes ka pretenduar se ai është babai i fëmijës”thuhet në deklaratën e komunikuar nga zëdhënësja e policisë së Durrësit.Një veprim jo i kujdesshëm, por që për policinë nuk ka lënë gjurmë pasi gjithë provat e krimit ishin vetëm pak metra larg vendit të krimit.Historia shkon edhe më tej në tragjiken e saj, pasi 80-vjeçari nuk është vetëm autori i krimit por është edhe njeriu që mendohet se e ka dhunuar seksualisht vajzën prej 4 vitesh në një moshë të mitur.Madje tmerri vjen e shtohet kur analizat e ADN-së kanë nxjerrë në pah edhe tronditjen e dytë të madhe për familjen: 18-vjeçarja fëmijën 11 javësh që mbante e kishte fryt të dhunimit seksual të autorit 4 herë më të vjetër se ajo. Mbeten shumë mistere nëse është një histori e mbrapshtë lidhjeje sekrete, apo një mister dhune seksuale që vajza nuk ka pasur guximin ta tregojë.