Ish të përndjekurit protestë para Kryesisë së Kuvendit
Ish të përndjekurit politik kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të grevistëve.Kordinatori i grevës Skënder Tufa ka kërkuar sërish ndërhyrjen e shtetit dhe të ndërkombëtarëve pasi sipas tij gjendja shëndetësore e grevistëve është kritike për jetën."Shpreh keqardhjen që organizatat civile tregohen indiferente, komunitetet fetare janë në nivelin zero ndaj grevës dhe po kështu organizatat për mbrojtjen e të drejave të njeriut. Gjendja shëndetësore e grevistëve ka arritur në pikë kulminante dhe heshta është e pajustifikueshme. Ne kërkojmë një zgjidhje ligjore. Kërkojmë që shteti, qeveria ose çdo organizëm të mos politizojë grevën. Ne kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit” tha Tufa.Ndërsa Allsan Patrioti, kordinatori tjetër i grevës ka theksuar se ish të përndjekurit do të kërkojnë ndërhyrjen e SHBA-së dhe BE-së për të bërë të mundur zgjidhjen e situatës.Ndërkohë vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish të burgosurve politikë të cilët prej më shumë se tre javësh gjenden në grevë urie për të kërkuar dëmshpërblimin për vitet e burgut.Disa prej grevistëve janë shtruar në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar ndërsa vetëm 8 prej tyre po vazhdojnë ende grevën.Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit pasi shiu i rrëmbyer ka bërë që tendat ku po zhvillohet greva të mbushen me ujë.Ndërkohë ish të përndjekurit politik paralajmërojnë një grevë të dytë nëse nuk lejohet të hyjë në grevë urie Arif Beu. Ish i burogosuri politik ishte pjesë e grevës së urisë por u detyrua ta ndërpriste pasi kishte vajzën e sëmurë.Ndërkohë qeveria këmbëngul se protesta është politike dhe se të gjithë grevistët kanë marrë shpërblimin financiar sipas ligjit.