Vrasja makabre e 18-vjeçares, dyshohet për krim pasioni
Pista që policia e Durrësit po heton për vrasjen e Aishe Vatës në Xhafzotaj është krimi për pasion. Ajo që e forcon këtë pistë hetimi është fakti që ajo ka qënë shtatzënë 11 javëshe dhe nga kjo mund të këtë patur një konflikt me babain e fëmijës, e në këto kushte ai mund ta këtë vrarë.Por ajo që mund të zgjidhë shumë dilema është ekspertiza e ADN-së së embrionit të fëmijës, pasi ndoshta kjo ekspertizë mund ta lidhë me autorin e krimit. Nga ekspertizat që i janë bërë trupit pa kokë të 18-vjeçares shihet se asaj nuk i është dëmtuar aspak trupi, por vetëm i është prerë koka. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshimet që mund të ketë qënë një dorë profesioniste, dhe pse jo një kasap.Ndërkohë bëhet me dije së policia e Durrësit deri më tani ka arrestuar 40 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen makabre. Aishe Vata nuk përdorte telefon por ishte aktive në rrjetin social facebook. Për këtë policia ka shoqëruar shokët e saj në facebook, duke i pyetur mbi çdo gjë që mund të dinin për vajzën.Ndërkaq policia ka shoqëruar edhe familjarët e viktimës por nga marrja e tyre në pyetje nuk është zbuluar ndonjë gjë që mund të ndihmojë hetimet.Aishe Vata u gjet e vdekur ditën e enjte vetëm pak metra larg shtëpisë së saj e vdekur pa kokë. Dy ditë pas krimit makabër ende nuk i është bërë një identifikim i vrasësit, por sipas burimeve nga policia bregdetare po hetohet intensivisht për zbulimin e autorit të krimit.