Rama akuza të tjera qeverisë: Punon për interesat e oborrit të saj
Kreu i opozites shqiptare Edi Rama ka perseritur akuzat kunder qeverise aktuale, e cila sipas tij po punon vetem per interesat e oborrit te saj. Këtë radhë deklaratat erdhën gjate nje takimi me anetaret e FRESSH ne Elbasan.Kreu i selisë rozë ka theksuar se ekonomia shqiptare dhe vecanerisht biznesi i vogel po perballet me veshtiresi te shumta, pasi po penalizohen edhe nga menyra e taksimit. Ne fjalen e tij Rama theksoi se me ardhjen e forces qe ai drejton ne pushtet shqiptaret do te paguajne me pak taksa.Ndër te tjera Rama shprehu besimin se me forcen dhe energjine e te rinjve socialistë do te kene mundesine te rrezojne këte qeveri qe po e veshtireson gjithnje e me shume jetesen e shqiptareve.Kreu i Partise Socialiste pati nje axhende te ngjeshur takimesh ne qytetin e Elbasanit, ku fillimisht u takua me perfaqesues te bizneseve si dhe te perzgjedhurit nga kampi socialist ne organet e pushtetit vendor, per ta mbyllur me pas me takimin me te rinjtë e FRESSH.