Berisha: Taksa progresive, matematika kokëposhtë e Ramës

Mbeten ende shume elementë të progameve qeverisësë për tu zbuluar deri në zgjedhjet e 2013, por së paku për taksimin shqiptarët e kanë panoramën e qartë. Duhet të zgjedhin mes taksimit progesiv të socialistëve, ose vazhdimit të aplikimit të taksës së sheshte të demokratëve.Pikërisht sistemi i taksimit ishte kryefjalë e deklaratës se kryeministrit Sali Berisha në panairin e punës “Work & Study”. Taksimi progresiv që premtojnë socialistët, sipas tij shuan vendet e punës e ecën në linjën e kundërt të propozimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila kërkoi që Europa të ndërmarrë ulje taksash.“Por sot, manifesti i Marksit po shëtit nëpër Shqipëri: Taksa progresive. Zoti Rama zotohet se sapo të vijë në pushtet do të vendosë taksën e pashpirt të Karl Marksit. Taksë, e cila ka si rezultat përfundimtar shuarjen nëpërmjet taksave, të qindra e mijërave vendeve të punës” tha ai.Përballë taksës marksiste tha Berisha, shqitparët do zgjedhin sistemin e taksave të vendosura nga kabineti i tij, duke u zotuar se me marrjen e mandatit të tretë do të vijojë uljen e taksave për biznesin.“Unë ju garantoj se sa kohë, kjo qeveri të jetë në pushtet - dhe e shoh që në horizont po del gjithnjë e më i qartë mandati 2013-2017, - nuk do të ketë rritje taksash, e kundërta do të ndodhë, sërish do të ketë ulje të tjera” theksoi Kryeministri.Nga deklarata e Kryeministrit u kuptua qartë se ai kishte ndjekur me vëmendje takimin e dytë të kryesocialistit Rama me sipërmarrësit, ku u premtoi atyre heqjen e monopoleve. Kryeministri iu rikthye kohës ku bashkia e Tiranës drejtohej nga zoti. Rama dhe tha:“Zoti Rama betohej kundër monopoleve, në një kohë kur në krye të bashkisë, ai ishte arkitekti i monopoleve në Bashkinë e Tiranës. Në përpjekjen e tij për të lëvizur sistemin fiskal, ai ka një donkishotizëm të vërtetë.Në panarin e punës Kryeministri ftoi bizneset të bëjnë përpjekje për punësimin e qytetarëve, ndërkohë që i shprehu angazhimin se do jetë aleat i tyre luajal.