Largohet nga greva e urisë një nga ish-të përndjekurit

Largohet nga greva e urisë një nga ish-të përndjekurit politik. Arif Beu ka lënë grevën në ditën e 22 të saj për arsye familjare.Ndërkohë mësohet se një prej nga kordinatorët e grevës ka dhënë dorëheqjen. Asllan Patrioti dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish të përndjekurit politik të cilët janë në grevë urie.“Dorëheqja ime vjen pasi më thanë se kam bërë deklarata politike. Unë kam mbajtur peshën e kësaj greve dhe akuzat ndaj meje janë të padrejta” tha Patrioti.Ndërkohë menjëherë pas dorëheqjes së Patriotit, ish të burgosurit politik kanë theksuar se do të vijojnë grevën e urisë.“Kemi ardhur në këtë grevë sepse të drejtat tona po nëpërkëmben. Do vazhdojmë grevën deri në fund, nuk do dorëzohemi.Të drejtat tona po dhunohen nga kjo klasë e pa- përgjegjshme politike. I bëjmë thirrje të gjithë demokratëve, nuk kemi grevë politike por ekonomike” theksoi Ramazan Spahiu një prej grevistëve.