Kërkesa e PS-së, PD:Halimi i gatshëm për t`u përgjigjur

Partia Socialiste ka kërkuar sërish seancë dëgjimore me ministrin e drejtësisë Eduard Halimi në lidhje me ish të përndjekurit politik.Kreu i komisionit Ilir Rusmali duke iu referuar kësaj kërkese, theksoi se ministri Halimi është i gatshëm për të ardhur në komisionin në çdo kohë për t`u përgjigjur pyetjeve të deputetëve socialist.Ndëkrohë komisioni i ligjeve ka miratuar sot edhe kalendarin 3 javor të punës ndërsa do të vijojë me shqyrtimin e ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.