Aksident në Mallakastër, 5 të plagosur

5 të plagosur, është bilanci i një aksidenti automobilistik në Mallakastër pasditen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Pocem, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, përkatësisht një mjet tip opel me targa italiane me një automjet tip benz, kanë mbetur të plagosur shtetasit Efteli Bregu 37 vjeç, Nurie dhe Bido Kaci, si dhe drejtuesi i benzit, Nertil Islami.Menjëherë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe shkaqet e tij.