Nobeli i Paqes për BE, Berisha: I merituar dhe frymëzues

Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësim të merituar dhe frymëzues, çmimin Nobel për Paqe me të cilin u nderuar një ditë më parë Bashkimi Europian.Përmes një deklarate për shtyp, Berisha ka theksuar se Bashkimi Europian ka dëshmuar se është faktor paqeje për të gjithë kontinentin.“Themelimi dhe konsolidimi i tij në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore është dëshmuar në gjashtë dekadat e fundit, faktori më themelor i bashkëpunimit, mirëkuptimit, prosperitetit dhe paqes në Europë” thekson Berisha.Sipas tij, Bashkimi Europian është shndërruar, në një burim frymëzimi dhe modeli për t`u ndjekur nga vendet që dolën nga diktaturat totalitare komuniste, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar sistemin e tij të vlerave, me qëllim integrimin e plotë në BE.