PD nismë për 100 vjetorin, Kollozi: Kreu i Bashkisë në interpelancë

Qyteti i Vlorës është ende i papërgatitur për 100 vjetorin e pavarsisë. Pikërisht për këtë kryetari i Partise Demokratike per Vloren, Ardian Kollozi, ka deklaruar se ditën e hënë do të thirret në një interpelancë para Këshillit bashkiak kreu i Bashkisë për të dhënë sqarime. Sipas Kollozit vlonjatët duhet të festojnë këtë vit jubilar siç e meritojnë.Ndër të tjera kreu i Partise Demoktarike për Vlorën, sqaroi se kjo force politike në ditet ne vijim do te ndermarre nisma te rendeisshme ne kuader te 100 vjeotrit te pavaresise. Nisma nje ballkon nje flamur, do te materializohet ne javet ne vijim theksoi Kollozi.Investimet e lëna pezull dhe amullia infrastrukturore e qytetit te Vlores, do te jene disa nga kerkesat dhe pyetjet qe do ti shtrohen ne mbedhjen jashte rradhe te Këshillit bashkiak, kjo për ti dhene Vlores imazhin e merituar ne 100 vjetorin e pavaresise.Pavarësisht kësaj panorame jo shumë pozitive, një lajm pozitiv është restaurimi i Muzeut të Pavarësisë në këtë qytet. Punimet në këtë Muze historik të Vlorës pritet që të përfundojnë në datën 25 tetor. Sipas kreut te ketij institucioni, Agron Shehu, pritet qe punimet te perfundojne brenda datës që ishte parashikuar.Pas perfundimit, faza e dyte e punimeve do te jete pasurimi i ketij institucioni me dokumete te reja e objekte te reja, te cilat faktojne ngjarje te asaj periudhe.