Kontrolli i mishit në Shkodër, vazhdojnë aksionet subjekteve

Pavarësisht kontrolleve për mënyrën e tregtimit të mishit në qytetin e Shkodrës janë evidentuar 52 subjekte te parregullta, nga te cilat 46 nuk jane te regjistruara ne QKR. Inspektori i AKU në këtë qytet, Hamdi Mlloja thote se ne baze te ligjit ketyre subjekteve i`u është dhënë disa dite afat per nderhyrje ose ne te kundert do te meren masa me gjoba e deri ne mbyllje te aktivitetit. Ne Malesi te Madhe vijojne te jene te mbyllura 3 subjekte qe u gjeten me shkelje, ndersa me problematike vijojne te mbeten merkata e “Rusit” dhe bashkia Vau Dejes.Task Forca po vepron ne te gjithe vendin, ku numerohen 1250 subjekte qe ushtrojne aktivitetin e therjes se bagetive dhe tregtimin e mishit. Ndersa ne shume qytete vala e veprimit ka qene e ashper me gjoba e mbyllje aktivitetesh, ne Shkoder eshte vepruar me dore me te lire duke bere vetem paralajmerime. Nese situata nuk merr zgjidhje brenda ketyre 2 javeve, atehere edhe task forca qendrore do te vije ne Shkoder per te vepruar me ashpersi.