Sot shënohet dita ndërkombëtare e të verbërve

15 tetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të tyre në vendet ku jetojnë.Kjo është edhe një ditë sensibilizimi për shoqërinë në drejtim të njohjes dhe respektimit të personave të verbër dhe shkopit të bardhë.Kjo ditë pritet të shoqërohet edhe me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare për Rehabilitimin e të Verbërve.Ndërkohë, sipas statistikave, në vendin tonë ka më shumë se dhjetë mijë persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm.