Daçiç:Ndalesa për Nikoliçin, nuk është lëvizje e mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2013, 08:03
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se moslejimi i vizitës së presidentit të Serbisë, Timisllav Nikoliç, në Kosovë nuk është lëvizje e mirë, pasi nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve me Prishtinën.Duke theksuar se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdoj, Daçiç u tha sot gazetarëve në Beograd, se arsye e Prishtinës për moslejim të vizitës është reciprociteti.Ai ka theksuar se para disa javëve një ministre e Kosovës ka dashur të vizitoj Preshevën, me ftesë të kryetarit të kësaj Komune, por nuk i është lejuar hyrja.