KiE, në fund të janarit diskuton për Kosovën

Këshilli i Europës do të mblidhet në fund të muajit janar ku një prej çështje që do të diskutohet do të jetë edhe situata në Kosovë.Lajmi është bërë public në faqen zyrtare të KiE-së ku thuhet Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të mblidhet nga data 21-25 janar  ku do të diskutohet edhe drafti i  Raportuesit për Kosovën, Bjorn von Sydow.“Të gjitha referencat për Kosovën, si dhe për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë dokument duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 dhe pa paragjykim ndaj statusit të Kosovës. Deputetëve në Strasburg dhe do t'ju drejtohet edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule”, thuhet në faqen e Këshillit të Evropës.Gjithashtu disa nga temat të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Parlametare të KiE-së përveç Kosovës do të jenë edhe liria e medias në Evropë, situata humanitare në zonat e prekura nga konfliktet, si Gjeorgjia ku do të mbajë një fjalim edhe Presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili.