EULEX: Respektuam proçedurat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2013, 18:34
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq në përgjigje të kritikave të presidentit Serb, Tomisllav Nikoliç, pas ndalimit të tijë për të hyrë në Kosovë me rastin e liturgjisë për Krishtlindjen Ortodokse në Graçanicë, ka sqaruar se EULEX-i ka respektuar vetëm proçedurat.Gudeljeviq u shpreh se: “Ekzistojnë proçedura të cilat janë të njohura për të gjithë rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Kërkesa shkon përmes përfaqësuesit special të BE-së në Beograd, i cili këtë ia përcjellë përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë, i cili më pas ia dërgon Qeverisë së Kosovës dhe përgjigjja kthehet përmes rrugës së njëjtë. EULEX-i nuk është pjesë e këtij zinxhiri”.