Saramas në Sofje për kontestet me Shkupin

Kryeministri grek Andonis Samaras së shpejti do të vizitojë Sofjen, ndërsa një ndër çështjet kryesore të bisedimeve me homologun bullgar Bojko Borisov do të jetë raporti i këtyre dy vendeve kundrejt kandidaturës së Maqedonisë për anëtarësim në BE.Kjo shkruhet sot në gazetën “Standart” të Sofjes, ku nënvizohet më tej se Greqia dhe Bullgaria tashmë kanë harmonizuar pozicionet rreth hyrjes së Maqedonisë në BE, vetëm përmes formulës së marrëdhënieve të mira fqinjësore, një parim që Shkupi nuk po respekton në relacionet me Athinën dhe Sofjen.Samaras gjatë vizitës në muajin shkurt do të ketë edhe takime të nivelit të lartë, përfshirë presidentin Rosen Plevneliev. Para vizitës në Sofje, kryeministri grek do të qëndrojë në Berlin ku me kancelaren Angela Merkel do të bisedojë për çështjet e brendshme dhe krizën ekonomike greke si dhe për çështjet e rëndësisë së veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.