Mediat në Kosovë:Traktati i paqes shkas për takimin Jahjaga-Nikoliç

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Timoslav Nikoliç, do të takohen në Bruksel, ku do t`u prezantohet ideja për nënshkrimin e një traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbante firmën e të dy presidentëve.Traktati është përpjekje disamuajshe e diplomacisë evropiane dhe pretendon të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, raportojnë mediat kosovare.Sipas tyre përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, planifikon që pas takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të ftojë në takim të ngjashëm edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe presidentin e Serbisë, Timoslav Nikoliç.