Monumenti i dëshmorëve, Musliu: Prishtina duhet të mbajë qëndrim
Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore, e as simbolet kombëtare, ka thënë Jonuz Musliu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tani lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për të provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush respekton dëshmorët", ka thënë Musliu.Ai shton se beson se nuk do të ndodhë prishja e pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Përkitazi me këtë, ai ka kërkuar nga Prishtina “t’i tregojë muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.“Pllakën s’e heqim. Nëse tenton Beogradi ta heqë, nuk dihet si do të reagojmë”, ka thënë ndër të tjera ai.