Kosovë, Gjykata Supreme refuzon kërkesën për lirimin e Limajt
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin e tij nga paraburgimi.Ky vendim i Gjykatës mban datën 27 dhjetor 2012, ku theksohet se i është refuzuar kërkesa e avokatit të Limajt, Naser e Nexhmi Krasniqit edhe Naser Shalës.Ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Qarkut, me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.Limaj dhe bashkëpunëtorët e tij do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 shkurt të 2013. Edhe Gjykata ka dhënë arsyetimin e saj se lirimi i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët.Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata Supreme nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike.Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret gjykimi i majit 2012. Sipas avokatit, Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, pasi ai ka vdekur.