Takimi Thaçi-Daçiç më17 janar, mediat: Do diskutohet edhe platforma

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, në takimin e radhës në Bruksel më 17 janar  do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për pjesën veriore të vendit, e cila që nga paslufta nuk është nën kontrollin e autoriteteve kosovare.Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e komisioneres të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç e cila ka theksuar se në takimin e ardhshëm mes dy kryeministrave do të diskutohet edhe për veriun e Kosovës.“Ashtu siç e kemi paralajmëruar tashmë më 17 janar është takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim do të diskutohet për veriun e Kosovës”, u shpreh Kocijançiç.Ajo bëri të ditur se në këtë takim do të bisedohet edhe për progresin e bërë lidhur me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM).Ndërkaq, sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime nga Brukseli, në këtë takim do të diskutohet edhe për platformën e Serbisë, e cila kërkon që veriut të Kosovës t’i jepet një autonomi.