Kosovë, MPJ: Regjimi i vizave zbatohet nga 1 korriku
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka sqaruar opinionin publik lidhur me publikimin në media për zbatimin e regjimit të vizave.Ndërsa e ka cilësuar si të pasaktë informacionin e publikuar në mediat, Ministria e Jashtme e Kosovës thekson se regjimi i vizave për hyrje në Kosovë për qytetarët e 87 vende të botës, do të hyjë në zbatim me 1 janar 2013.Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2012, “regjimi i vizave fillon së zbatuari nga data 1 korrik 2013”.“Pra, nga data 1 korrik 2013, Republika e Kosovës do të aplikojë regjimin e vizave ndaj shtetasve të 87 vendeve të botës, të cilëve nga kjo datë do t’u nevojitet pajisja me vizë hyrëse në njërin nga misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, me qëllim që të hyjnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.Ndërkohë më herët mediat kosovare theksuan se vizitorëve nga 87 vende do t’u kërkohet të kenë një vizë për të hyrë në Kosovë.Sipas mediave, në mesin e qytetarëve që do t`u duhet të kenë viza për të hyrë në Kosovë, janë ata të Rusisë, Kinës dhe Indisë ndërsa regjimi i vizave nuk do të vlente vlen për pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën: Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë.Ndërkohë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian.