Shkodër, 50-vjeçari vritet me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij
Shkodër –Pasdreken e së mërkurës, 25 qershor në qytetin e Shkodrës, një 50-vjeçar i quajtur Ibrahim Mani është ekzekutuar me kallashnikov në hyrje të shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.Ngjarja u shënua në lagjen Xhabije, në zonën e njohur ndryshe si “Shtëpia e mushkonjës” në unazën e qytetit.Mësohet se viktima ka qënë i vetëm në banesë dhe në momentin kur ka qënë duke dalë nga dera e oborrit, ka pikasur një makinë të parkuar në të cilën ndodheshin autorët.Menjëherë ka tentuar të kthehet brenda, por vrasësit e kanë qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.Akoma mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.Në pyetje po merren dëshmitare okularë, ndërsa pistë kryesore hetimi nga policia mësohet të jetë gjakmarrja.Dyshohet se viktima ka patur hasmëri me një familje tjetër në Shkodër dhe se ai është viktima e tretë e këtij konflikti.Nga muaji janar i këtij viti e deri më sot, kjo është vrasja e 10-të që ka ndodhur në qarkun e Shkodrës. ar.sh/Oranews.tv