Shkodër, ÇEZ penalizon kolektivisht 300 familje, banorët: Do bllokojmë rrugën, nuk jemi debitorë

Shkodër- Kompania Cez Shpërndarje nis në Shkoder penalizimet kolektive, ndërsa qytetarët në këto ditë me temperatura të larta përballen jo vetëm me mungesën e energjisë, por edhe pasojave të tjera që vijnë prej saj.Prej 48 orësh, banorët në zonën e “ish zooteknikës” në lagjen Guerrile të Shkodrës nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak për këtë situatë që ka lënë në errësirë të plotë mbi 300 familje, është bërë ndërprerja kolektive e energjisë.Banorët e zonës kundërshtojnë aksionin e kompanisë CEZ, pasi sipas tyre është e patolerueshme që të gjithë të vuajnë pasojat e atyre që nuk paguajnë energjinë. Ata thonë se do të vijojnë të protestojnë deri në zgjidhjen e kësaj situate.“Ne i kemi paguar, nuk jemi debitorë në shtet. Jemi të gjithë me libreza të paguara dhe këta na i kanë shkëputur të gjithëve menjëherë. Unë kërkoj një të drejtë”, tha një banore,“Do bllokojmë rrugët nacionale, kam 8 vjet që paguaj”, tha një banorë tjetër.Kompania ÇEZ- Shpërndarje për problemin në fjalë, pretendon se në masë nga banorët nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike.Sipas kesaj kompanie banorët nuk do furnizohen me energji nëse nuk e paguajnë atë sipas kontratës dypalëshe.Por kjo sjellje e kompanisë është tërësisht e palogjikshme, pasi pasojat po i vuajnë edhe qytetarë që çdo muaj paguajnë shuma të konsiderueshme konsumi mujor.Nuk është hera e parë që në Shkoder nga CEZ kryhen dënime kolektive, pasi vetë kompania nuk është në gjendje të penalizojë vetëm debitorët.