Tuneli i Krrabës për 3 ditë i bllokuar, shkak punimet në rrugën Tiranë-Elbasan

Tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur për tre ditë, për shkak të punimeve që do të bëhen nga kompania ndërtuese në autostradën Tiranë-Elbasan për asfaltimin e pjesëve të mbetura.Tuneli është mbyllur nga ora 07:00 e ditës së sotme, 25 qershor dhe do të vazhdojë deri në orën 07:00 të datës 28 qershor.Qarkullimi për të gjitha automjetet nuk do të bëhet nga Tuneli i Krrabës por do të bëhet nga aksi i vjetër i kësaj rruge.