Rama pret ministrin kroat, Ante Kotromanoviç: Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë i ka shprehur kryeministrit Rama mbështetjen e fortë për integrimin europian gjatë pritjes që Rama i bëri Ante Kotromanović në ambientet e kryeministrisë.Ministri Kotromanović i shprehu Kryeministrit mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bindjen se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. “Kroacia, është gjithashtu mbështetëse e integrimit europian të Kosovës dhe të gjithë rajonit.” u shpreh Ministri Kotromanović,Kryeministri Rama vlerësoi modelin integrues të Kroacisë, ndërsa theksoi dëshirën dhe nevojën për të përfituar nga praktika e suksesshme kroate, në rrugëtimin europian të Shqipërisë.Në takim u shpreh interesi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.