Qeveria tërhiqet nga premtimi për referenca, Cani: Nuk do të hiqen, do reduktohen gradualisht
Çmimet e referencave nuk do të hiqen në 2015 pasi kjo do të ishte një goditje për të ardhurat në buxhet.Ministri i Financave ka hedhur poshtë premtimin e bërë vetëm pak kohë më parë se bizneset do të lehtësohen nga kjo taksë në fillim të vitit të ardhshëm.Gatë raportimit për Kodin e ri doganor në komisionin e Ekonomisë dhe Financave Shkëlqim Cani nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me qëndrimin e ri përvec faktit se është një taksë e rëndësishme që aplikohet në shumë shtete .“Çmimet e references edhe me kodin e ri nuk hiqen, për arsye se nuk jemi ne që i heqim sepse nuk i ka hequr as Europa, nuk i ka hequr as bota. Domethënë çmimet e referencës kanë qenë dhe janë një alternativë. Janë shfuqizuar deri tani 262 rekorde, artikuj. Ne natyrshim nuk ju thashë që nuk e kemi humbur objektivin, pra objektivi është drejt shmangies.Por këtë fakt nuk e mirpritën deputetët e maxhorancës.Deputeti socialist Ervin Koci deklaroi se duhet një zgjidhje pasi për bizneset referencat janë një problem shumë shqetësues.“Çmimi i sheqerit ka qenë 140 lekë për shkak të monopolit, për shkak të çlirimit të saj ka vajtur sot me 85-90 lekë po ta shikoni në treg. Por gjithësesi unë mendoj se ekziston shumë punë për të bërë për çmimet e references pas është shqetësim kryesor i biznesit padiskutim dhe premtimi më që kemi bërë në në fushatën qelektorale”Ndërsa drejtoresha e përgjithshme e doganave shpjegoi se po bëhet gjithcka për ruajtjen e nënpunësit“Ne jëmi duke shqyrtuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave mënyrën sesi mund të ruhet tërësia e ligjit të nëpunësit civil përsa i përket pjesës së administratës e cila është funksion mbështetës.Sic kishte paralajmëruar opozita nuk mori pjesë në komision .