Shkodër, "Mami, mami, ma" fituese e festivalit të 52-të të këngës për fëmijë
Ka ulur siparin mbrëmjen e së dieles, edicioni i 52-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër. Eda Muça nga Kruja me këngën "Mami, mami, ma" me tekst të Aulon Kalajas, muzikë të Ylli Kalaja dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit u shpall fituese e edicionit të 52-të.Në natën finale u ringjitën në skenë 24 këngët konkuruese, ndërsa e veçanta e këtij festivali ka qënë se vetë fëmijët ishin juria e këtij festivali.I pranishëm në natën finale në emër të ministrisë së Kulturës që është edhe mbështetëse e festivalit, ishte zv.ministri Zef Çuni, i cili vlerësoi interpretimin e konkurentëve, në këtë edicion që tashmë është kthyer në një traditë për Shkodrën.Për 3 netë me radhe spektatorët tejmbushën teatrin "Migjeni" për të dëgjuar live interpretimet e fëmijëve, që edhe këtë vit i vunë një tjetër vulë suksesi këtij festivali.