Bagdad, rebelët fitojnë terren, John Kerry : Irakianët të formojnë qeveri të bashkuar
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka mbërritur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad në një kohë që grupi islamik ISIS ka zgjeruar kontrollin e saj edhe në qytetet në veri-perëndim.Kerry i kërkoi nga Kajro liderve të Irakut, të rrisin gadishmërinë dhe të formojnë një qeveri të bashkuar, të vendosur për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të armatosura. Që nga rrethimi i Mosulit në fillim të muajit, luftëtarët e ISIS, kanë zgjeruar pushtetin e tyre në veri dhe në perëndim të vendit, mes tyre edhe qytete strategjike të Irakut si Kaim, Rutba, rava dhe Anah.Zyrtarët irakianë janë shprehur se rebelët e Shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, kanë arritur të marrin nën kontroll edhe qytetin Anbar, një ditë pasi morën qytetin Kaim, qytete kufi me Sirinë.Edhe aeroporti i Tal Afarit, gjithashtu është pushtuar nga rebelët, tashme të mirë-pozicionuar në kufijtë me Sirinë dhe Jordaninë.Ndërkaq vizita e Kerry-t, në Bagdad, vjen vetëm një ditë pas vizitës që ai zhvilloi në Egjipt, nga ku deklaroi se militantët e ISIS po përdorin ideologjinë e dhunës dhe represionit, duke e parë atë si një kërcënim jo vetëm për Irakun por edhe për rajonin mbarë.Madje sipas ekspertëve, vendosja e kontrollit në zonat kufitare kryesisht me Sirinë, mund t’i ndihmojë rebelët e ISIS të furnizohen me armë dhe pajisje luftarake edhe nga grupet e ngjashme në Siri.Shaikh Raad al-Suleiman, zëdhënësi i policisë në Ramadi, tha se arsye që rebelët kanë arritur të fitojnë kaq shumë terren në kaq pak kohë është për shkak se ushtarët irakianë, nuk janë aq të përgatitur dhe aq të armatosur sa luftëtarët e shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.