Italia arreston 95 persona, goditet “Mafia e Re”
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një superoparacion anti-mafia, të quajtur "Apokalipsi" në Palermo.Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ‘Guardia di Finanza’ kanë arrestuar 95 persona, pjesë e grupit të ashtuquajtur womini d’onore, ose burra të fjalës, të dyshuar për lidhje me mafian , por edhe për krime të tjera.Hetimet, të drejtuara nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Palermos, bënë të mundure dhe identifikimin e grupit neomafioz, i ndërtuar në periferi të qytetit.Hetuesit kanë identifikuar udhëheqësit dhe pasuesit, të cilët kishin ngritur një rrjet të rrezikshëm, duke u vendosur gjoba kompanive të ndryshme, një praktikë kjo e organizatës mafioze "cosa nostra" dhe duke kontrolluar kështu të gjithë ekonominë lokale.Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe komplekse biznesi, të cilat kapin vlerën e disa milionë eurove. Në krye të bandës mafioze , sipas hetuesve, ishte Girolamo Biondino, vëllai i shoferit të Totò Riina, Salvatore.Biondino sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte kthyer për të drejtuar klanin mafioz. Për të evituar sërish burgun, Biondino nuk ishte aktiv në terren.Ai levizte me autobus dhe nuk shoqërohej me asnjë nga pjestarët e grupit ‘ uomini d'onore’. Sipas investiguesve ishte ai që organizonte gjithçka, pavarësisht se përpiqej të tregone të kundertën.Gregorio Palazzotto ndërkohe , pronar i një fabrike, sipas policisë italiane, është kreu i klanit “arenella”. Palazzotto ndodhet në burg, por kishte hapur një profil në rrjetin social facebook, ku fyente dhe shante të gjithë të penduarit të cilët bashkëpunojnë me drejtësine italiane.“ Unë nuk kam frike nga prangat, por nga ata që për t’i hequr prangat nisin dhe këndojnë, shkruante Palazzoti në facebook.Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social, ai bënte thirrje për amnisti, me argumentin se burgjet në Itali janë të mbipopulluara.