Dosja “Gjika”, kryebashkiaku mohon akuzat: Mbledhjet e KRRT i kam drejtuar vetë

Tiranë- Pas 16 seancash si degjues dhe i pandehur,kryetari të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i ka ardhur radha që të thotë para togave të zeza versionin e tij për dy lejet e ndërtimit qe e akuzon Prokuroria.Për gati një ore qytetari i parë i Vlorës ka sqaruar të gjitha procedurat që ndiqen nga Këshilli Rregullues i qytetit bregdetar , që individë të ndryshëm përfitojnë leje ndërtimi.Gjika në dëshminë e tij ka mohuar akuzat e falsifikimit të dokumetave dhe përkatësisht procesverbalet e dy mbledhjeve te KRRT-së. Gjika ka sqaruar përprara Gjykatës se ka patur raste që janë miratuar leje edhe gjatë mbledhjeve të KRRT-së, ku anëtarë të caktuar propozonin, ndërsa me pas vendosej që kjo leje të miratohej.Shpëtim Gjika ka sqaruar se perveç rrugëve zyrtare për kërkesat e lejeve, ka patur raste që vinin dhe në zarf të mbyllur nga individë të ndryshëm.Ndërkohë mes Prokurorisë dhe Gjikës ka patur debate mbi dhënien e dy lejeve në kundërshtim me ligjin, në faktin se ato janë dhënë kur kompanitë e ndërtimit nuk ishin krijuar ende.Sipas akuzës kjo është një provë e fortë në dorën e tyre,ndërsa Gjika ka reaguar duke shpjeguar se nuk është kompetencë e tij një gjë e tillë.“Kjo është një provë shkencore shumë e fortë në favor të akuzës që tregon që janë miratuar leje për shoqëri që janë krijuar vite më vonë” tha Prokurori i çështjes.“Do të doja të shpjegoja që në cilin nen të urbanistikës organi i akuzës e gjen dhe e ka në mënyrë taksative që subjekti ndërtues duhet të ketë detyrimisht liçencën” deklaroi Gjika në seancë. Po në këtë seancë ishin thirrur për të dëshmuar edhe të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor. Edhe ata kanë mohuar akuzat, duke sqaruar se çdo vendim i KRRT-së është marrë në mënyrë kolegjiale.