Në gjyq 13 ish-faturistë të CEZ, vendosën në mënyrë abusive 215 mln lekë gjobë abonentëve
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 13 ish-punonjës të CEZ pasi kanë aplikuar në mënyrë abusive 2015 milionë lekë të reja gjobë ndaj abonentëve.Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës thuhet se këta persona akuzohen për veprën penale të “Fallsifikimit kompjuterik”, parashikuar nga neni 186/a, prg.2 i Kodit Penal.“Në bazë të hetimit të kryer, rezulton se vetëm gjatë periudhën Tetor 2010-Janar 2011, këta ish-punonjës, nëpërmjet veprimeve fiktive, kanë aplikuar në mënyrë abuzive faturime me shënimin “dëm ekonomik” për mbi 1600 abonentë familjarë dhe jofamiljarë (biznese, etj), në shumën në total rreth 215 milion lekë të reja.”Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu edhe një fakt tjetër interesant: në faturat abuzive që u janë shpërndarë abonentëve është shënimi “energji e pa matur” dhe “dëm ekonomik”, ndërsa në referimet që kanë bërë pranë kompanisë faturistët kanë shënuar “rilidhje e paligjshme”. Pra, abonentët e mbifaturuar në mënyrë abuzive nuk janë vënë në dijeni që shuma e madhe e parave që duhej të paguanin ishte si shkak i “rilidhjes së paligjshme”, ndërkohë që rezulton nga hetimi se asnjë prej abonentëve të mbifaturuar nuk u është ndërprerë energjia elektrike, pasi kanë qenë pagues të rregullt.Sipas Prokurorisë "të 13 të pandehurit që janë dërguar për gjykim janë pjesa e dytë e hetimit të një totali prej rreth 40 ish-punonjësve të “CEZ Shpërndarja sh.a”, të cilët akuzohen për “fallsifikim kompjuterik”. Ndërkohë, për dy ish-punonjës, është në zhvillim procesi gjyqësor dhe prokuroria ka paraqitur konkluzionet përkatëse, në të cilat kërkon nga 3 vjet burg për shtetasit Luan Xhiherri dhe Mërkur Ndreu."Personat e dërguar për gjykim janë:
- Shkëlqim Basha
- Beqir Kurtaj
- Kujtim Karamuça
- Arben Koleci
- Nazif Sulaj
- Nezir Kurti
- Emri Toçilla
- Agetina Gjondedaj
- Luljeta Karaosmani
- Mereme Shiqerukaj
- Madalena Dragoshi
- Hyrvete Zhilli
- Shpresa Stojku