VIDEOLAJM/ Lazarat, bien në kontakt me energjinë, policia i shpëton nga vdekja

Lazarat- Dy persona janë shpëtuar nga vdekja pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike paraditen e sotme në Lazarat.Mësohet se rreth orës 10:15 minuta, dy persona kanë qenë duke kryer punime tek një shtyllë e energjisë elektrike lidhur me një televizion kabllor në qendër të Komunës së Lazaratit. Në këtë moment, ata kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.Ndërhyrja e forcave të Komisariatit Special RENEA, në bashkëpunim me Delta Forcë dhe strukturat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së tyre.Personat e identifikuar nga policia si Axhem P. dhe Harun M. janë dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër./nzh/oranews online/