Vlorë, kaos në "Sheshin i Flamurit", punimet impakt negativ në qarkullimin e mjeteve

Vlorë - Ende amulli në qendrën historike të Vlorës. Punimet e nisura rreth 3 muaj më parë në “Sheshin e Flamurit”, jo vetëm që s`kanë përfunduar, por ende duken në nisje, duke shkaktuar kështu një situatë të pakëndshme për krejt funksionimin normal të qytetit.Trafiku i devijuar duket se ka sjellë impakt negativ jo vetëm në kahun e qarkullimit të automjeteve në qytet, por edhe të një sërë biznesesh të cilat operojnë aty e për të cilat ende nuk asnjë shpresë për përfundim të punimeve.Turizmi kulturor në Vlorë duket në telash, teksa edhe vizitorët e të huajt nuk kanë se çfarë vizitojnë në këto kushte.Pamjet janë të njëjta çdo ditë normale në këto 3 muajt e fundit. Edhe pse i rikonstruktuar jo më larg se dy vite më parë, investimi prej 739 mln lekësh doli shume shpejt jashtë funksionit, për shkak të punimeve sipërfaqësore, ndërsa amortizimi u shfaq jo më larg se dy muaj pas vënies në eficencë të “Sheshit të Flamurit”.Vlora po shndërrohet në qytetin, i cili spo del dot nga vorbulla e një zhvillimi alternative. Megjithatë të huajt që vizitojnë qytetin bregdetar nuk lënë pa vizituar dhe zonën historike të tij./nzh/oranews online/