Ligji i ri urbanistik, mungoi opozita, por oponencën e bëri mazhoranca
Kur opozita ka shpallur bojkot për punimet e Parlamentit, oponencën e projktligjeve të qeverisë e ka bërë vetë mazhoranca.Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino, e ka cilësuar të nxituar ligjin e ri për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, që sipas tij duhet të kishte ardhur pas mbylljes së legalizimeve.Gjthashtu dhe deputeti i Levizjes Socialste për Integrim, Petrit Vasili, ka kërkuar që ndryshimet në këtë ligj të jenë të qarta dhe të qëndrueshme në kohë.Deputeti i LSI, Petrit Vasili i është drejtuar ministres Gjermeni duke i thënë se “Argumentat e qeverisë nuk janë bindëse dhe arsye themelore që ne të bëjmë një ligj të ri, që është bërë para 4 vitesh”.Ndërsa ministrja Gjermeni i është përgjigjur duke i thënë se ligji nuk është bërë nga e para, por është rishikuar.“Ligji nuk është bërë nga e para është i rishikuar, për shkak të ndërhyrjeve klienteliste që i janë bërë herë pas here. Ligji nuk qëndron në këmbë ndaj ishte e nevojshme rishikimi i tij, dhe grupet e interesit e kanë cilësuar si domosdoshmëri ndërhyrjen."Sipas saj ky ligj ka qenë i pazbatueshem dhe propozimet për këtë ligj do ta kthejnë atë në kohë duke e zhveshur nga interesat klienteliste.“Ligji per territorinin ka ndryshuar shumë herë duke sjellë probleme në zbatueshmërinë e tij. Ndryshimet e propozuara synojne ta kthejnë në kohë këtë ligj dhe ta zhveshin nga interesat klienteliste, gjithashtu parashikohet gjithëpërfshirja në hartimin e planeve vendore”, tha Gjermeni.“Ky ligj konfiskon ose zhbën ndërtimet pa leje në zonat ku ka plane zhvillimore. Janë shtuar sanksionet për të gjithë individët, që ndërtojnë në kundërshtim me ligjin”, u shpre Eglantina Gjermeni.Gjtihashtu ajo tha se ligji i ri parashikon prishjen dhe konfiskimin e të gjitha ndërtimeve pa leje ne zonat ku ka plane zhvillimore.Pas pyetjes që i bëri deputetit Bashkim Fino se është marrë në konsideratë ndarja e re territoriale në ligjin për territorin, Gjermeni iu përgjigj:“Për ligjin e territorit është marrë në konsideratë Reforma Territoriale dhe se ka bashkëpunim mes dy grupeve të punës. Reforma territoriale përmirëson edhe ligjin për territorin, pasi vendoret do të jenë më të kualifikuar.”Ndërsa përsa i përket mbylljes së procesit të legalizimeve Gjermeni tha se duhet të ketë një afat konkret për t'i dhënë fund procesit e për të vijuar zbatimin e ligjit.Një pjesë nga diskutimi në Komisionin e LigjeveFino: Duhet të vendoset një datë e caktuar për mbylljen përfundimtare të procesit të legalizimeve, do ishte mirë kjo gjëGjermeni: Për legalizimet edhe unë mendoj të ketë një afat konkret për t'i dhënë fund procesit e për të vijuar zbatimin e ligjitFino: A është marrë në konsideratë ndarja e re territoriale në ligjin për territorin?Gjermeni: Për ligjin e territorit është marrë në konsideratë Reforma Territoriale, bashkëpunim mes dy grupesh puneVasili: Argumentat e qeverisë nuk janë bindëse dhe arsye themelore që ne të bëjmë një ligj të ri, që është bërë para 4 viteshGjermeni: Planet vendore të hartuara nuk do hidhen poshtë por do bëhet një harmonizim me planin e pergjithshem kombetare.ex/oranews online/