Lazarat, digjen mbi 46 ton drogë, zbulohet eksploziv brenda thasëve me kanabis
Lazarat- Policia prej 4 ditësh vazhdon kontrollin për asgjësimin e parcelave me bimë anrkotike, ngarkesave me kanabis por edhe sekuestrimi i arsenalit të armëve e municioneve luftarake. Vetëm sot janë kontrolluar 52 shtëpi e prona dhe janë asgjesuar mbi 3 ton marijuanë.Sot në mesditë policia informonte se në procesin e asgjesimit të lëndëve narkotike forcat e Policisë së Shtetit në terren po tregojnë kujdesin maksimal, "pasi janë evidentuar raste të fshehjes së eksplozivëve, granatave apo fishekëve në brëndësi të lëndës nakotike." thuhet në njoftimin e policisëBilanci i kontrollit ndryshon orë pas ore. Pasi kontrollon një numër banesash policia njofton për ngarkesa të reja me kanabis të sekuestruara por dhe armatime.Vetëm gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe ambienteve të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Janë sekuestuar, gjetur dhe asgjesuar rreth 1 ton 560.15 kg marijuanë dhe rreth 430 bimë narkotike kanabis sativa.Kjo shifër i bashkohet shifrës së publikuar paraditen e sotme po nga policia e cila fliste për sekuestrimin dhe asgjësimin e mbi 46 ton e 150.565 kg kanabis sativa dhe rreth 133.419 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë.Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.Sasia e armëve dhe municioneve e sekuestruar në total - 236 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 15 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra, si dhe 12 armë gjahu.- janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 100.993 fishekë të llojeve tëDeri në orën 17:09 minuta të ditës së sotme është ushtruar kontroll në territoret e mbi 581 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.Çfarë u sekuestrua sot, raportimet e policisëOra 17 -00 Policia ka njoftuar se deri në orën 17:00 është ushtruar kontroll në territoret e mbi 52 banesave dhe ambienteve të tjera dhe janë asgjesuar rreth 3 ton e 160.15 kg marijuanë dhe rreth 430 bimë narkotike kanabis sativa.Janë sekuestruar 94 armë zjarri automatikë e pushkë; 5 mitrolozë të lehtë; 5 armë gjahu; 1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.Janë gjetur gjithashtu 14.242 fishekë të llojeve të ndryshme, 10 granata, 8 kallëpë tritol, 100 kapsolla elektrike, 1 predhë granatëhedhësi, 8 ml dhe një sasi tjetër fitil zjarrpërcjellës.Eshtë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 1 automjet, 15 targa automjetesh si dhe 1 pajisje për vakum ajri. Ora 15: 44 - Janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1 ton 560.15 kg marijuanë dhe rreth 430 bimë narkotike kanabis sativaJanë sekuestruar 54 armë zjarri automatikë e pushkë.Janë sekuestruar 4 mitroloz të lehtë.- 3 armë gjahu.- janë gjetur gjithashtu 12.622 fishekë të llojeve të ndryshme, 10 granata, 8 kallëpë tritol, 1 predha granatëhedhësi, 8 ml dhe një sasi tjetër fitil zjarrpërcjellës.- është bllokuar për kqyrje të mëtejshme 1 automjet.- janë sekuestruar 6 targa automjetesh.- janë sekuestruar 1 pajisje për vakum ajri.Bllokohet dhe kazinoja Në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:- 19 makineta lojëra fati- 1 rulet lojëra fati- 2 tavolina-fusha lojëra fati- 2 kasaforta- 9 bateri për makinetat e lojërave të fatitRaportimi i mëngjesit te sotem: Nga 529 banesa u gjeten 42 ton droge Ka shkuar në 22 numri i të arrestuarve në Lazarat, në kuadër të operacionit për asgjësimin e kanabisit por edhe të vënies para drejtësisë të atyre personave që kanë qëlluar mbi policinë. Apo kanë kryer vepra të tjera penale.Ndërkohë në pranga ka përfunduar një polic rrugor pasi akuzohet se gjatë operacionit policor në Lazarat ka shpërdoruar detyrën, duke abuzuar me qëllim përfitimi gjatë procesit të shoqërimit dhe sekuestrimit të automjeteve të dyshuara në Lazarat.Tre ditë pasi arritën të marrin nën kontroll fshatin 240 km larg Lazaratit policia vazhdon kontrollet shtëpi më shtëpi për asgjësimin e rrënjëve bimë narkotike apo sasira të kanabisit i cili ishte bërë gati për t’u shitur. Si dhe është sekuestruar një arsenal i tërë armësh. Madje dhe aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë529 banesa të kontrolluara deri tani Tashmë janë kontrolluar në territoret e mbi 529 banesave dhe ambiente të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.Droga e sekuestruar dhe laboratoret Mbi mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa dhe 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar me djegie dhe më pas merren dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Janë gjetur edhe 8 pako e dyshuar heroinë si dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa të cilat janë sekuestruar.Po ashtu janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.- Janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 1 pajisje për vakum ajri.Arrestimit i policit rrugor Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka bërë arrestimin në flagrancë të Inspektor Lorenc Alia, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi akuzohet se gjatë operacionit policor në Lazarat ka shpërdoruar detyrën, duke abuzuar me qëllim përfitimi gjatë procesit të shoqërimit dhe sekuestrimit të automjeteve të dyshuara në Lazarat.Sot u arrestua 50 vjeçari, në stallë i gjetën 4 thasë kanabis Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se" mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi i shtetasit Alim Basho 50 vjeç nga Lazarati , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij është gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe tre krëhra me fishekë, ndërkohë në një largësi 5 m nga banesa, në një stallë që përdorej prej tij, janë gjetur 4 thasë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e thatë me një peshë prej 234 kg."
Arsenal i vërtetë armëshKur policia hyri në Lazarat nuk e kishte menduar se do të sekuestronte sasi kaq të madhe armësh. Ata po bashkëpunojnë edhe me një skuadër të xhenierëve të Ministrisë së Mbrojtjes, me synim identifikimin e vendeve ku mund të jenë fshehur armë e municion përmes pajisjeve të posaçme të specializuara të kësaj strukture, për të bërë të mundur sekuestrimin e tyre.Janë sekuestruar- 142 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 10 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 7 armë gjahu.-Janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.- Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 86.751 fishekë të llojeve të ndryshme, 229 kallëpë tritol, 137 granata dhe një arkë me granata, 43 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 97.3 m fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,- Janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 22 automjete të tjera.- Janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.- Janë sekuestruar 15 targa automjetesh.- Eshtë sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë- Dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një grupi të posaçëm, po monitoron çdo veprim të strukturave të policisë në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat.