Pragstatusi, Lituania thotë 'po', Spanja është pozitive, Suedia vendos nesër
Luksembur- Ndërsa në Luksemburg janë mbledhur ministrat e Jashtëm të 28 vendeve të BE-së, Shqipëria ndodhet nën ethe për vendimin e marrjes së statusit të vendit kandidat.Ministri i Jashtëm i Lituanisë ka thënë se mbështet dhënien e statusit për Shqipërinë. Edhe ministri i jashtëm i Spanjës është shprehur me pozitivitet ndërsa Suedia pritet të vendosë nesër.Deklaratat e 3 ministrave të Jashtëm u bënë për EBS +, pak përpara nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian."Shpresoj për një vendim pozitiv për Shqipërinë” ka thënë ministri i Jashtëm i Lituanisë Linas LinkevičiusSinjal pozitiv ka ardhur edhe nga Spanja, ku ministri i Jashtëm José Manuel García-Margallo u shpreh se vendi i tij ka një mendim pozitiv për Shqipërinë.Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt tha se “Vendimi për Shqipërinë, në proces, do të merret nesër”Vendimi për statusin e Shqipërisë pritet të jepet nesër rreth orës 10:00 nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Çështja e statusit të Shqipërisë do të diskutohet si pikë e dytë e rëndit të ditës nga Këshilli i Ministrave të BE.Votimi duhet të jetë unanim për një ‘po’ pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë.Për vendet skeptike të cilat në dhjetor hezituan të jepnin një vendim pozitiv për dhënien e statusit të Shqipërisë, tashmë kanë në duar një raport të fuqishëm, atë të Komisionit Europian, i cili ka rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.Raporti i Komisionit Europian njeh progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave. Qeveria ka bërë përpjekje për të bindur vendet që në dhjetor ishin skeptike. Kryeministri Rama ishte në Berlin ku u takua me kancelaren Angela Merkel, në Francë u takua me presidentin Holandë.Ndërkohë ministrant e kabinetit të Ramës, Bushati e Gjosha kanë lobuar fuqishëm në disa vende sin ë Danimarkë apo Britaninë e Madhe.Vendimi për statusin e Shqipërisë tashmë është në duart e vendeve anëtarë të BE, të cilat do të japin vlerësimin e pozicionit të tyre.Deklarata e ministrit te jashtem Spanjollex/oranews online/