Berat, parandalimi i zjarreve, prefekti: Të dënohen biznesmenet që djegin pyjet

Berat-Takim i emergjencave civile në institucionin e prefektit ka mbledhur gjithë drejtorët e institucioneve që kanë detyre direkte mbrojtjen e pyjeve.Berati ka një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, por dhe ze vëndin e parë për shkatërrimin e tyre, ndërsa asnjë autor nuk është vënë në pranga.Prefekti Selfo Kapllani ka pohuar se nuk mjafton vetëm evidemtimin i dëmeve, por të vihen para përgjegjësisë dëmtuesit e pyjeve duke i rikthyer zonat ku ushtrojnë aktivitet në zona të pyllëzuara.Kapllani pohon se përgjegjësia është direkt e Drejtorisë Pyjore, e cila duhet të njoftojë për çdo rast dhe të raportoj të gjitha dëmet e shkaktuara.“Infrastruktura ekzistuese dhe resurset e menaxhimit të situatave emergjente. Do kërkoja gjithë vëmendjen dhe angazhimin tuaj për masa të menjëhershme, për mbrojtjen e kurorës së gjelbër të qyteteve dhe parqeve kombëtare, si dhe zona me rrisk të shtuar për shkak të frekuentimit të pushuesve, por edhe për shkaqe të tjera, si zgjerime të gurorave, apo përfitime të trojeve për ndërtim”, tha ai.Ndërsa nga vet drejtorët u kërkua që të ketë më shumë bashkëpunim si dhe më shumë forca sidomos gjatë sezonit ku zjarret janë të pranishme .Nga ky takim u kërkua edhe ndërgjegjësim të qytetarëve pasi një neglizhencë e vogël shkakton rënie të zjarreve.