Hetim 2 ish-zyrtarëve të Policisë Rrugore, akuzohen për shpërdorim detyre
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarëve të Komisariatit të Policisë Rrugore, të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.Sipas Prokurorisë së Tiranës Gjergj Koliqi, ish-Shef i Seksionit të Shërbimeve Mbështetesë në Policinë Rrugore Tiranë dhe Altin Kallari, ish-specialist në këtë sektor dyshohet se kanë abuzuar me dokumentacionet për karburant me vlerë 33 milionë lekë dhe pjesë këmbimi për automjet me vlerë 15 milionë lekë.“Nga hetimi, i nisur në dhjetor të vitit 2013, ka rezultuar se shtetasit Gjergj Koliqi, ish-Shef i Seksionit të Shërbimeve Mbështetesë në Policinë Rrugore Tiranë dhe Altin Kallari, ish-specialist në këtë sektor, janë përgjegjës për mungesën e dokumentacionit lidhur me destinacionin e një vlere prej rreth 3.364.726 lekë karburant dhe 1.573.906 lekë pjesë këmbimi për automjetet gjatë vitit 2011 dhe 2012.”