Lezhë, fushata kundër duhanit, Malshi: Do të veprojmë për zbatimin e ligjit antiduhan
Lezhë-“Do të veprojme ndaj çdo institucioni apo subjekti privat që nuk respekton ligjin antiduhan të miratuar nga Qeveria Shqiptare”. Deklarata është bërë nga nëndrejtori i Shëndetit Publik në Lezhë Gjergj Malshi.Ka veprime shqetësuese në Lezhë përsa i përket pirjës së duhanit në ambjente publike, dhe sipas Malshit kjo është e patolerueshme.Kontrolli dhe zbatimi rigoroz i ligjit antiduhan do të nisë menjëherë dhe do të jetë i vazhdueshem për të gjithë ata që ende nuk e kanë kuptuar se ky është një detyrim për shëndetin e të gjithëve ka shtuar ndër të tjera nendrejtori i shëndetit publik në Lezhë Gjergj Malshi.Perfaqsuesit e Drejtorisë së Shëndetit publik në Lezhë reaguan në këtë mënyrë gjatë një manifestimi antiduhan, ku u dhanë mesazhe për të thënë jo pirjes së duhanit. Në këtë fushatë janë përfshirë edhe nxënësit e shkollave, me të cilët janë zhvilluar takime të vazhdueshme sensibilizuese ndaj duhanit.