Ekskursionisti nxirret pas 12 ditësh i gjallë nga shpella

Ka qëndruar i  bllokuar 1.000 metra nën tokë për afërsisht 2-javë në një shpellë në Gjermani ekskursionisti Johann Westhauser, pas një opeacion shpëtimi nga skuadra e shpëtimit malor.52-vjeçari  u aksidentua me 8 Qershor teksa po eksploronte shpellën më të thellë në Gjermani, raportohet të jetë në gjendje të ndërgjegjshme por ka marrë disa plagë në kokë duke qenë kështu nën kujdesin intensiv të mjekëve.Shefi i shërbimeve maloreKlemens Reindl tha se përgatitja për këtë operacion shpëtimi zgjati 5-ditë ku morën pjesë rreth 728 persona dhe për shkak të thellësisë së shpellës dhe formave të lakuara të saj skuadra e shpëtimit ka ndaluar 5-herë të pushojë duke e konsideruar si operacionin më të vështirë në historinë e shërbimeve speciale malore.