Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Cikloni i eurskeptikëve, por BE s'rrëzohet
Euroskpetikët dhe partitë e djathta kanë fituar terren në zgjedhjet e Parlamentit Europian, çka bën që kryeministri francez ta quajë “tërmet politik”.Tërmet në Francë, Britaninë e Madhe ku qeveritë janë mundur rëndë nga e djathta ekstreme e Marine Le Pen, Fronti Nacional francez, dhe Ukip, Partia e Nigel Farage. Megjithatë Bashkimi Europian nuk bie.Kryeministri i Francës Valls e cilëson një “tërmet politik”. Ky është një moment i “rëndë”, ka thënë ai gjatë një deklaratë pas humbjes së zgjedhjeve të partisë së tij.Ndërkohë Ansa shkruan se "Rezultatet e para votimeve tregojnë "Tsunami euroskeptike është më pak i dhunshëm sec është parashikuar."Rezultatet paraprake të zgjedhjeve tregojnë se Partia Popullore Evropiane kryeson me 212 vende, grupi Social-Demokrat deri tani ka marrë 186 vende, Aleanca e Liberal-Demokratëve Evropianë, (ALDE) ka marrë 70 vende.Në bazë të exit-poll-ve, Fronti Nacional francez ka arritur një fitore të thellë prej 25%, qëndra e djathtë UMP 21 %, ndërsa socialistët e Presidentit Hollande kanë mundur të marrin vetëm 14 %, duke u cilësuar si rezultati më i ulët i arritur ndonjëherë në Parlamentin Europian.Në vendin e parë, me 27 % janë euroskeptikët e Britanisë, konservatorët kanë mundur të arrijnë në kuotën e 24% dhe të punës kanë arritur një fitore prej 25%.Në Itali, Partia e Qendrës , së Matteo Renzi, rezulton me 40 %, ndërsa “Forca Italia” me ish- kryeministrin Silvio Berluskoni , ka mundur të marrë vetëm 16%.Në Gjermani, Partia e Angela Merkel ka fituar 35 %.Në rezultatet e pjesshme të Greqisë të majtët e Antonis Samaras “Syriza” rezultojnë me 26 %, ndërsa ekstremistët e Agimi të Artë kanë mundur të marin vetëm 9%.Udhëheqësi i PPE, Jean- Claude Juncker, ka thënë se shumica e popullsisë ka votuar për të qenë “pjesë e Europës”.