Protesta në Spanjë, kërkohet referendum. Monarki apo Republikë?

Spanjë- Mijëra protestues kundër Monarkisë janë mbledhur në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku kanë kërkuar një referendum për të vendosur nëse spanjollët duan Monarkinë apo Republikën. Flamuri i Republikës së Spanjës me tre ngjyrat, e kuqe, e verdhë dhe vjollcë u valvit në të gjithë Madridin.Pasi Mbreti, Juan Carlos, vendosi të abdikojë fronin, shumë spanjollë kërkuan anulimin e Monarkisë. Skandali i korrupsionit në familjen mbretërore dhe problemet shëndetësore të Mbretit, pas disa ndërhyrjesh të përsëritura vitet e fundit, kanë gërryer mbështetjen e publikut për Monarkinë në Spanjë.Ne dëshirojmë të jemi qytetarë dhe jo subjekte, tha një protestues në Madrid. “Ne mund ti kërkojmë llogari Presidentit dhe jo Mbretit. Nuk duam të drejtohemi nga një familje aq e korruptuar, sa ajo e burbonëve. Një Republikë është edhe më pak e kushtueshme", shtoi ai.Demostratat në Madrid u pasuan në më shumë se 40 qytete në të gjithë Spanjën, duke bashkuar mijëra njerëz nën sloganin "Referendum tani".Sipas një sondazhi të fundit të kryer në Spanjë, moshat e reja shfaqen gjithnjë e më shumë republikane. Sondazhi i kryer në fillim të vitit 2013 tregoi se më shumë se 57 për qind e të rinjve jane kundër Monarkisë.