Makina thyen postbllokun në Igumenicë, policia greke në alarm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 20:43
Greqi - Një makinë “Lancia” me targa greke që vinte nga kufiri shqiptar, ka çarë një postbllok në aksin Igumenicë – Janinë dhe është larguar me shpejtësi duke vënë policinë greke në alarm.Policia e ka gjetur makinën të braktisur, por brenda saj ndodhej një kallashnikov dhe një çantë e mbushur em granata.Kjo ngjarje e ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila është duek zhvilluar një operacion kërkimi për të zbuluar drejtuesin e makinës.ar.sh/Oranews.tv