Zhdukja e pornostares, pulumbarët zbulojnë një trup në lumin Garda
Policia është ende në kërkim të eshtrave të pornostares 43-vjeçare Francesca Giacomini e njohur si Geneva Hollander e cila është deklaruar e zhdukur në shkurt të vitit të kaluar.Hetimet janë përqëndruar tek ish-partneri i 43-vjeçares, Franco Mossoni pasi një dëshmitare okulare tregon se ka parë vetë Mossoni-n duke hedhur diçka në ujrat e liqenit Garda, në një provincë të Veronës.Në bazë të kësaj dëshmie hetimet e policisë në bashkëpunim më polumbarët, janë pozicionuar në këtë liqen, hetime të cilat kanë filluar që javën e kaluar e duket se kanë dhënë rezultat pasi është gjetur një qese e madhe dhe e rëndë plastike ku mendohet të jenë eshtrat e pornostrait Francesca Giacomini, megjithatë ende nuk ka një version zyrtar pasi pritet të mbërrijnë në vënd ngjarje skuadra e specializuar.Franco Mossoni është një person më precedentë penal pasi në vitin 1978 është arrestuar për vrjasjen e një hidrauliku dhe për disa vjet ka qënë i shtruar në klinikë psikiatrike.