Një mumje hap sytë?

Ka diskutime të shumta për “mrekullinë” dhe fenomenet mbinatyrore. Ditët e fundit ka pasur një debat mbi misterin se në Katakombet e Capuchin të Palermos një mumie ka hapur dhe ka mbyllur sytë.Por pas ditësh heshtjeje anëtarët e Capuchins kanë ndjerë nevojën për të qartësuar spekulimet  dhe njëkohësisht të mohojnë këtë raport, I cili ka qarkulluar kryesisht në faqet lokale të Italisë.“Kjo dukuri, për hapjen dhe mbylljen e syve të mumjes, është iluzion optik I cili ndodh nga reflektimi I dritës së diellit që vjen nga dritarja anësore” shprehet kështu Dario Piombino-Mascali, kujdestar I ambientit ku gjëndem mbi tre mijë mumje, mumja e Rosalias është një ndër më të studiuarat dhe të vizituarat -shton Dario Piombino-Mascali- dhe ajo së fundmi ka ndërruar pozicion.Më parë ajo ishte e varur në një mbështetëse druri, ndërsa tani ndodhet në një arkivol prej xhami dhe nga ndryshimi I pozicionit qepallat ose nuk janë mbyllur plotësisht ose nuk kanë qenë ndonjëherë të mbyllura, po ashtu duke qënë e mbyllur në arkivolin prej xhami është projektuar në mënyrë të tillë për të parandaluar lagështirën dhe mundësinë e baktereve.