Bie aksidentalisht nga 40 metra lartësi, vdes modeli francez

Një model francez fitnessi është gjetur i vdekur në Royal National Park në Australi këtë të dielë. Fabien Ardoin ka rënë aksidentalisht nga 40 metra lartësi dhe ka pësuar vdekje të menjëhershme.Fabien Ardoin me origjinë franceze, kohët e fundit jetonte në Australi dhe sipas profilit të tij në facebook ai e përshkruante veten si një model me famë ndërkombëtare.Policia pas shumë kërkimesh ka mundur të gjejë trupin e tij i cili fatkeqësisht kishte rënë në reliev shumë  të vështirë.Modeli francez ka publikuar edhe foto pranë malit që i mori jetën në mënyrë tragjike./mv/oranewsonline/